Turistët largohen të kënaqur/ Të huajt: Shqipëria e bukur, çmimet ishin të arsyeshme

schedule14:55 - 28 Gusht, 2024

schedule 14:55 - 28 Gusht, 2024

Pasi kaluan verën në Shqipëri, emigrantë dhe turistë po largohen.

Në Portin e Durrësit të shumtë janë turistët nga Italia të cilët pas disa ditë qëndrimi në vendin tonë janë në pritje të udhëtimit drejt bregut tjetër të Adriatikut

Thonë se Shqipërinë për aq sa patën mundësi e vizituan nga veriu në jug. Të befasuar janë jo vetëm nga natyra por edhe mikpritja.

“Ishim në Shqiperi per disa dite, nga veriu ne jug. Veçanerisht na pelqeu deti si dhe mikpritja e njerezve. Çdo gje shkoi mire”.

“Fillimisht ishim pese dite ne jug, ne Qeparo e me pas levizm per 12 dite ne qytete te tjera. U gjendem mire, çmimet ishin te arsyeshme”.

Të tjerë thonë se erdhën në Shqipëri pasi kishin lexuar e dëgjuar për çmime të lira. Të tilla nuk i gjetën, megjithatë premtojnë se do të kthehen sërish.

” Kemi bere një tur disaditor ne Malin e Zi dhe Shqiperi ne vende qe nuk i kishim vizituar me pare. Kaluam mire. Për çmimet në Shqipëri mendova se do te ishin me te lira krahasuar me Italinë, megjithatë do te kthehemi serish”.

Sipas të dhënave nga porti i Durrësit vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë larguar rreth 8 mijë persona. Fluksi pritet të jetë më i lartë gjatë fundjavës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!