“Turistët” e burgjeve/ 13 ish-funksionarë transferohen nga burgu i Durrësit në Fier

schedule19:10 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 19:10 - 19 Dhjetor, 2023

Pak ditë pas vrasjes brenda burgut të Peqinit, Drejtoria e Burgjeve, ka firmosur urdhrin për transferimin e të burgosurve “VIP” nga burgu I Durrësit për në burgun e Fierit.
“Abc News” mëson se kjo lëvizje është bërë pasi janë ngritur dyshime se këta persona, janë trajtuar në mënyrë tolerante, dhe në kundërshtim me rregullat brenda burgjeve, ndryshe nga të burgosurit e tjerë.

Në sektorin “Vip” të burgut të Durrësit mbaheshin ish-zyrtarë, ish-prokurorë e ish-ministra në gjykim apo nën hetim për korrupsion, shkelje në tenderë dhe shpërdorim detyre.Janë  transferuar rreth 13 të burgosur VIP, mes të cilëve ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretari i ministrisë së mjedisit Alqi  Bllako, ish- kryetari i bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, ish-kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, ish-kryetari i bahskisë Kukës, Safet Gjici, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë Alfred Beleri, ish-prokurori Xhevahir Lita si dhe ish-drejtori i forcave Operacionale Oltion Bistri.
Duke qenë se burgu i Fierit ka kushte më të larta sigurie, është para e arsyeshme që transferimi i këtyre të burgosurve të bëhet në këto qeli.

Pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj, vrau Arben Lleshajn dhe plagosi me armë Indrit Shaqjan, burgjet kaluan në nivel të larta sigurie.  brenda tyre  SHKB ushtroi kontrolle te detajuara për respektimin e masave dhe për sende të palejuara.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!