“Turistët britanikë janë shtuar në Shqipëri”, Rama: Gazeta prestigjoze i dedikon artikull plazheve tona

schedule11:53 - 13 Gusht, 2022

schedule 11:53 - 13 Gusht, 2022

Pas publikimit të shifrave të vizitorëve nga Holanda dhe Spanja, ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e britanikëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se nga 36 mijë turistë britanikë deri në korrikun e vitit të kaluar 90 mijë kanë qenë vizitorët nga Britania në Shqipëri gjatë 7 muajt e fundit.

Madje, ai ka ndarë edhe një shkrim që prestigjozja “The Times” ka publikuar për turizmin në vendin tonë.

“Nga 36 mijë turistë britanikë deri në korrikun e vitit të kaluar 90 mijë kanë qenë vizitorët nga Britania e Madhe në Shqipëri këta shtatë muaj, falë edhe shtimit të konsiderueshëm edhe të udhëtimeve me linja direkte ✈️

E mirënjohura britanike ?? “The Times” ia dedikon Shqipërisë këtë artikull, me përshkrimin e plazheve, ushqimit dhe qyteteve në UNESCO, që promovohen çdo ditë në rrjetet sociale duke përhapur fjalën e mirë që përkthehet në më shumë turistë, të ardhura, ekonomi”, ka shkruar Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!