“Turistë më shumë se një vit më parë”, Bello: Ka një rritje të kërkesave të strukturave akomoduese

schedule13:39 - 15 Qershor, 2023

schedule 13:39 - 15 Qershor, 2023

Ky sezon turistik ka një fluks të shtuar turistësh krahasuar me një vit më parë, kështu ka deklaruar në një intervistë të dhënë për “Tirana Live”, zëvendës ministrja e Turizmit Vilma Bello.

Bello në fjalën e saj me gazetaren Elisa Gjerani është shprehur se ajo që është e rëndësishme në këtë fazë është menaxhimi i akomodimit të turistëve dhe fakti që ato të ndihen sa më komod gjatë qëndrimit në vendin tonë.

Sipas zv.ministres vendi ynë nuk është prekur as nga pandemia dhe as nga lufta, fatmirësisht shifrat e vizitorëve kanë qenë çdo vit në rritje.

Kemi 45% më shumë turistë sesa viti i kaluar. Edhe vitin e kaluar kemi pasur 7.5 milionë turistë, numri i madh të vë përballë sfidës sesi do të menaxhohen por nuk pati problem pasi nuk ishin vetëm strukturat akomaduese por ishin dhe apartamente që mirëpritën turistët. Siç ka kërkesa të shtuara për rritjen e standardeve duhet patjetër që në aplikimet e reja të ketë edhe kritere të sistemeve të tyre të menaxhimit, të ngrohjes, ftohjes, ujërave të zeza etj. Janë shtuar strukturat akomoduesi kjo është bërë dhe për shkak të lehtësimit të ligjit për ndërtime.

Vitet e pandemisë ishin të vështira, por Shqipëria ishte një ndër vendet që ka pasur më pak kufizime, dhe duhet të kujtojmë se edhe në 2020 kur ishte një izolim i plotë, ishte një kontribut I mirë I miqve tanë nga Kosova që tregu I turizmit të mos traumatizoj. Pasi ajo që ka ndodhur pas pandemisë dhe luftës së Ukrainës, ku kishim mungesë nga turistët e kësaj të fundit u bë zëvendësimi me turistë të ardhur nga vende të tjera. Sfida jonë e përhershme është standardi i shërbimit të turizmit, pasi është e vështirë që kjo Shqipëri e vogël të kërkojë vetëm, numrat”, ka thënë ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!