Turi i falenderimeve, Rama nga Berati: Njerzillëku duhet të jetë pika e parë e programit të kryebashkiakëve, të bëjmë shumë më tepër

schedule18:21 - 6 Qershor, 2023

schedule 18:21 - 6 Qershor, 2023

Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në qytetin e Beratit në kuadër të turit të falënderimeve për fitoren historike në zgjedhjet e “14 Majit”.

Ndër të tjera Rama tha se njerëzit nuk na e dhanë votën ne se janë të kënaqur, por sepse besojnë se ne mund të bëjmë më mirë.

Ai tha se pika e parë e programit të kryebashkiakëve duhet të jetë njerzillëku.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Sot është dita për t’ju falënderuar. Falenderimi nga afër i të gjithë atyre që ishin ne zemër të asaj fitoreje, është më e pakta që mund  të bënim.

Ky është rezultati më i mirë historik për Partinë Socialiste.

Janë më shumë se 95% e popullsisë që do te drejtohen nga kryetarët tanë të bashkive. Po ashtu kemi dalë forcë e parë në Këshill Bashkiak më shumë  se në të gjitha zgjedhjet vendore.

Kemi marrë besimin për herë të parë, në Tropojë, Kukës, Shkodër, Kamëz dhe kështu me radhë dhe kemi dy herë e gjysëm më shumë këshilltarë se dy të dytët pas nesh.

Këto janë rezultat i kontributit dhe angazhimit i anëtareve të PS.

Në këtë rezultat rolin vendimtar i patën zgjedhësit që na votuan masivisht, të cilët unë dua t’i falënderoj të gjithë pa përjashtim.

Kjo është shumë për ne, barrë e madhe e një borxhi të madh që ne duhet të bëjmë çmos për ta mbajtur si duhet.

Kjo erë e fortë fitoreje duhet të na bëjë të ndjehemi të vegjël përballë atyre njerëzve që na besuan. Nuk është votë kënaqësie, njerëzit nuk janë të kënaqur me ne.

Të jeni të sigurt ndjej dhe unë, por ama kjo është diçka e shëndetshme në rast se ne kuptojmë që edhe njerëzit e përjetojnë po njësoj, madje ata që janë më larg kësaj qendra graviteti i përjetojnë edhe më keq, cdo problem dhe cdo cështje të pazgjidhur, por pritshmëria e tyre është komplimenti më i madh që mund të na bëhet.

Kjo është një arsye qe ne të bëjmë më shumë. Kjo nuk vlen për të gjitha ata këtu që janë kontribuues dhe janë militantë dhe aktivistë, në radhë të parë dhe kryesisht kjo vlen për ata që janë në një lkarrige që lidhet me një detyre, një karrige që ia ka dhënë kjo mbështetje.

Vlen për cdo njërin nga drejtuesit, deri tek unë personalisht. Duhet të jemi të njerëzishëm, të mos lëndojmë askënd dhe t’i japim mundësia të gjithëve që të dëgjohen.

Njerzillëku duhet të jetë pika e parë e programit të kryebashkiakëve.

Ndonjëherë i marrim votues si të mirëqenë, mirëpo e patë se çfarë ndodhi, ndryshoi drejtim Shkodra. Ndryshoi drejtim, pse? Sepse pa që për veten e vet, interesin e vet edhe demokrati shkodran duhet të votonte për kandidatin tonë.

Kjo duhet t’i vlejë cdonjërit prej nesh, çdo kryebashkiaku, sepse njerëzit mund të ndryshojnë drejtim nëse ti nuk i merr seriozisht.

Në 14 maj ka ndryshuar shumëçka, ajo hartë tregon që njerëzit kanë filluar të mendojnë sipas interesit të drejtëpërdrejtë dhe jo sipas ngjyrës.

Ne na duhet të bëjmë, realisht një reflektim shumë të madh pas kësaj fitoreje. Arsyeja pse ne kemi fituar 8 nga 9 beteja elektrorale është sepse ne sapo kanë mbaruar një palë zgjedhje, kemi filluar të mendojmë për zgjedhjet e tjera. Menjëherë kemi filluar të lexojmë votën, pse e kemi marrë, pse se kemi marrë.

Jemi munduar të mbajmë partinë sa më të gjallë dhe më të hapur.

Si të jenë njerëzit e kënaqur? I sigurtë që po cohet dikush këtu që ka pasur punë me hipotekën e Beratit, kur në zyrat e saj nuk mund të marrësh një certifikatë pronësie, që është e jotja. Të duhet të heqësh keq dhe në shumë raste të duhet të paguhesh nën dorë.

E kam bindje, që këtë vend o bën PS, o ky vend nuk bëhet. Vetëm PS ka fuqinë ta bëjë këtë vend dhe kjo është një përgjegjësi shumë e madhe.

Nuk duhet të lejojmë asnjëherë që gjërat që ndodhin për fat të keq të na e lëndojnë besimin, krenarinë për PS.

Këtu ku jemi ka shumë njerëz që mund të jenë ndjerë të lënduar me një drejtor.

Një gjë ju them, asnjëherë nuk duhet lënë që të tilla situata kaq të rënda të lëndojnë krenarinë që je pjesë e kësaj partie, e cila mund të mos ketë arritur të zgjidhë shumë probleme individuale, por ka arritur ta fusë Shqipërinë në një kthesë shumë të madhe dhe ta kthejë Shqipërinë në një vend ku gjithnjë e më shumë njerëz duan ta vizitojnë.

E rëndësishme kjo që po bëjmë, por e rëndësishme që të bëjmë shumë më tepër.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!