Ditën e sotme u inagurua tuneli i Murizit, pjesë e veprës nmë të madhe infrastrukturore e verilindjes së vendit. Gazetarja Erblina Mile e ftuar në studion e ‘Tirana Live’ u shpreh se kjo vepër do të shkurtojë së tepërmi distancën me kryeqytetin si dhe do t’ju shërbejë rreth 1.5 milionë banorë të zonave përreth.
Mile u ndal më tej tek zhvillimi ekonomik ku përmendi se kjo vepër do të nxisë më tepër investimet dhe turizmin që do të përktheht në zhvillim ekonomik lokal dhe në rang shteti.
“Nje vepër që ka rreth një dekadë por për shkak të vështirësive është shtyrë në kohë. Kt është një segment i fundit i kësaj vepre. U deshën shumë vite punë sepse gjeologjia ka qenë shumë e vështirë. Tuneli i Murrizit ka një gjatësi 3.8 km, shkurton distancat me kryeqytetin. Gjeologjia në tunel ka qenë shumë i vështirë sepse ka shumë burime ujore dhe është i përbërë nga argjila dhe krijon vështirësi.
Infrastruktura rrugore është një mundësi më shumë për investime më tepër, ka më shumë mundësi për ndërtim agroturizmi dhe nxitje të turistëve sepse vetëm vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 11.7 milionë turistë. Këta turistë mund të vizitojnë dhe zona të tjera. Kohët e fundit është diskutuar për paketën e maleve dhe do të favorizohet dhe nga kjo infrastrukturë. Janë rreth 1.5 milionë banorë që pritet të preken nga ky ndryshim. Zhvillimi i infrastrukturës lidhet direkt me bizneset dhe zhvillimin ekonomik. Qytetarët kanë qenë të shumë në inagurim sepse dhe banorët e zonës e prisnin shumë një ndryshim të tillë.”
/ abcnews.al

