Ne procesin gjyqesor per dosjen partizani në gjykaten e posacme, avokatja mbrojtese e ish-kryeministrit Berisha Klodiana Gjyzari ka argumentuar se SPAK nuk ka asnjë provë apo veprim konkret kunder tij.
Sipas mbrojtjes ligjore, qe dha ne kete séance parashtrimet e saj per dosjen, SPAK si edhe në aktet e formulimit të akuzës nuk ka treguar ne dosje fakte të qarta mbi veprimet konkrete te Berishes dhe pasojat e tyre
Edhe ne seancen e 12 janarit mbrojtja ligjore e Sali Berishes do te vijoje me parashtrimet per te kaluar me pas tek mbrojtja e Jamarber Malltezit I cili ishte I pranishem sebashku me Xhimi Begejan.
Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha eshte I pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.
Edhe Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion, por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Ortaku i Malltezit, Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.


