Tunel dezinfektimi në tregun e fruta-perimeve në Durrës

schedule09:39 - 21 Prill, 2020

schedule 09:39 - 21 Prill, 2020

Në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Durrësit është vendosur janë shtuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Një tunel dezinfektues është vendosur në hyrje të tregut duke rritur në këtë mënyrë sigurinë ndaj koronavirusit.

Efektivët e Policisë Bashkiake nuk lejojnë asnjë person të kalojnë në ambientet e brendshme të tregut pa u dezinfektuar. Ditën e sotme shihet një respektim i masave nga ana qytetarëve.

Gazetari Leonidha Musaj tha për abcnews.al se tashmë në hyrje të tregut është vendosur tuneli dezinfektimit në tregun e frutave-perimeve në Durrës dhe për pasojë asnjë qytetar nuk futet në treg pa masat mbrojtëse dhe pa ruajtur distancën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!