Tuna dhe Patris Berisha janë bërë prindër për herë të dytë. Këngëtarja ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zen.
Këngëtarja e ka mbajtur në fshehtësi të plotë shtatzëninë, prandaj ky lajm i surprizoi të gjithë.
Megjithatë urimet ndaj Tunës, kanë qenë të shumta. Mirëpo është vënë re mungesa e Nora Istrefit dhe Robert Berishës. Ata të dy nuk e kanë uruar Tunën publikisht për lajmin e ëmbël.
Siç duket, Nora dhe Roberti kanë shkëputur çdo kontakt me këngëtaren. Kujtojmë se për një periudhë vëllezërit Patris dhe Robert Berisha nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe gjithmonë është përfolur se shkaku ka qenë Tuna./abcnews.al

