Në vijim të takimeve këshilluese me prindërit për kufizimin e TIK TOK dhe SnapChat, kryeministri Edi Rama tha se këto rrrjete sociale po vënë në diskutim jo vetëm shëndetin mendor të fëmijevë por edhe autoritetin e mësuesve.
Në ato rrjete nuk ekziston asgjë nga ato që përpiqet mësuesi t’i thotë, jo po se shiko “të rriturit foli me respekt”. Dhe aty ata marrin një frymëzim tjetër komplet.
Në momentin që i jep fëmijës atë telefonin dhe nuk e kontrollon se është edhe pjesa e kontrollit, çfarë shikon çfarë dhe unë mendoj që prindërit kur fëmijës i blejnë një telefon dhe i japin një telefon, i kanë dhënë një “rrugaç” për shok.
Jo vetëm në familje, por edhë në parlament e në mbarë shoqërinë thotë Rama, ka një tension artificial që i detyron fëmijët të jetojnë në dy botë.
Edhe mësuesit janë nën këtë presion si të gjithë qytetarët e tjerë.
Fakti që nga problemet reale merren spunto për të hedhur në mexhelis sa më shumë material në favorin tënd dhe kundër tjetrit, bën që shoqëria të jetojë një lloj tensioni artificial, por që sidoqoftë është tension dhe që prodhon pastaj vështirësi në të gjitha marrëdhëniet dhe këtu në mes, në këtë vorbull ku janë të gjithë të përfshirë, hyjnë fëmijët, që përveç të tjerave, jetojnë në dy botë komplet paralele.
Këto takime këshilluese u mbështetën edhe nga prindërit të cilët ndanë shqetësimet me kryeministrin, teksa vecuan edhe përdorimin e celularit tek fëmijët si një ndër sfidat kryesore të edukimit të tyre.
Si qeveria ashtu edhe prindërit u dakortësuan për më shumë bashkëpunim dhe ndërveprim mes shkollës dhe familjes për të shmangur në këtë mënyre edhe konfliktet që mund të shkaktojnë adoleshentët./abcnews.al