Tumori e mposht: Shuhet Ezio Vendrame, “George Best”-i i Italisë

schedule19:38 - 4 Prill, 2020

schedule 19:38 - 4 Prill, 2020

Ezio Vendrame shuhet në moshën 72-vjeçare. Ish-futbollisti vuante nga një tumor, që e ka bërë të dorëzohet. Pas futbollit ai tentoi të merrej me trajnim dhe ia nisi nga moshat, por nuk nuk mund ta bënte dot diçka të tillë.

Ndërhyrjet e shumta të prindërve e bën atë të dorëzohej, madje lëshoi edhe një deklaratë të fortë: Unë do të stërvitja vetëm një ekip me jetimë. Vendrame është konsideruar edhe “George Best”-i i Italisë. Ai ishte shumë i talentuar, por edhe një natyrë rebele.

Ai kishte edhe një pasion tjetër dhe u bë shkrimtar dhe është autor i romaneve dhe poezive. Prej kohësh kishte nisur të qëndronte në shtëpi. “Nëse duhet të flas me disa idiotë, më mirë vdes nga vetmia”. Tashmë kjo ka ndodhur dhe Vendrame do të përcillet për në banesën e fundit.

Sa i takon karrierës si futbollist, ai ia nisi me SPAL në vitin 1967, për të kaluar te Toores dhe Siena në huazim dhe më pas veshi fanellën e Rovereti, Lanerossi Vicenza, Napoli, Padova, Audace SME, Pordenone dhe e mbylli me Juniors Casarsa, në vitin 1981. /abcnews.al