Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tuchel “spastron” Anglinë / Zhgënjimi pas miqësores me Uruguajin, largohen tetë lojtarë

schedule14:47 - 29 Mars, 2026

schedule 14:47 - 29 Mars, 2026

Barazimi kundër Uruguajit në miqësore ka përshtjelluar atmosferën në kombëtaren e Anglisë. Trajneri Tomas Tuchel, i cili u përball me kritika të ashpra për zgjedhjet e tij ka vendosur bëjë “spastrime” në skuadër, duke larguar tetë lojtarë nga grumbullimi përpara sfidës tjetër miqësore kundër Japonisë.

Kjo lëvizje, sipas mediave angleze tregon se trajneri i “Tre Luanëve” po e zvogëlon grupin e tij, ndërsa po i afrohet zgjedhjes së skuadrës së tij për Kupën e Botës.

Tuchel fillimisht thirri një grup të madh prej 35 lojtarësh për këtë grumbullim për të vlerësuar opsionet para vendimit të madh në maj.



Por pas paraqitjes së dobët të së premtes, gjermani nuk ka humbur kohë për të riformësuar skuadrën e tij.

Një total prej tetë lojtarësh janë larguar nga kampi stërvitor

Dyshja e Arsenalit, Bukayo Saka dhe Declan Rice, janë ndër ata që u larguan pasi munguan në ndeshjen kundër Uruguait për shkak të lëndimeve, por këta dy lojtarë e kanë të sigurtë ftesën për në “Botërorin 2026”.  Krejt i ndryshëm është diskutimi për Noni Madueke, John Stones dhe Adam Ëharton, gjithashtu të larguar nga kombëtarja për probleme fizike të shfaqura gjatë miqësores me Uruguajin.

Ndërkohë, Portieri Aaron Ramsdale, mbrojtësi Fikayo Tomori dhe sulmuesi Dominic Calvert-Leëin janë përjashtuar nga grumbullimi me kombëtaren e Anglisë, megjithëse nuk është dhënë asnjë arsye zyrtare për largimet e tyre.

Ndërkohë, një valë e re lojtarësh, përfshirë Harry Kane dhe Anthony Gordon, tani I janë bashkuar skuadrës pasi u pushuan në ndeshjen e parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!