Tuchel: S’ndihem në rrezik, djemtë më mbështesin. Leipzig? I mposhtim në Paris

schedule16:13 - 5 Nëntor, 2020

schedule 16:13 - 5 Nëntor, 2020

PSG pësoi mbrëmjen e kaluar humbjen e dytë në grupin H të Champions League. Vetëm tre pikë numërojnë nënkampionët e Evropës, të cilët renditen në vend të tretë, poshtë United dhe gjermanëve të Nagelsmann.

Thomas Tuchel rrezikon postin e trajnerit, teksa analizoi sfidën e humbur (PSG e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë) në prononcimin e dhënë për RMC Sport. “Në pjesën e dytë harruam të luanim futboll. Më pas erdhi penalltia për ta dhe kartonët e kuq për ne.

Është shumë e vështirë të bësh diçka kur mbetesh me 10 lojtarë. A ndihem në rrezik? Jo, aspak. Nuk kam asnjë problem me lojtarët. Më pëlqeu pjesa e parë, por 45 minutat e dyta ishin shumë të vështira. Mjafton ta mposhtim 1-0 Leipzig në shtëpi dhe do jemi përpara në sfidat direkte.

Mos prisni që të fitojmë çdo ndeshje 3-0 apo 4-0. Janë të shumta rastet kur shtypi shfaqet shumë kritik ndaj nesh. Futbolli ka momente të vështira, por jemi në vend të parë në kampionat dhe kam mbështetjen e djemve“, deklaron trajneri gjerman i kampionëve të Francës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!