Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tuchel kujton shkarkimin nga PSG: Folëm 2 minuta, s’kishim asgjë për të thënë

schedule14:58 - 6 Prill, 2021

schedule 14:58 - 6 Prill, 2021

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, është rikthyer të flasë për mënyrën se si u largua nga PSG-ja. Gjermani u shkarkua fill pas një fitoreje 4-0 në kampionat, çka i habiti të gjithë.

Në një intervistë për “Sky Deutschland”, Tuchel tregon se biseda kur ai u largua nuk zgjati më shumë se dy minuta.  “Ishte shumë e çuditshme. Më 22 dhjetor ndjeva për herë të parë se mund të ndodhte shkarkimi, pas bisedës me drejtorin sportiv.

Gjithashtu, bisedova sërish me Leonardon para ndeshjes ditën tjetër. Ne fituam 4-0”, kujton gjermani. “Ishte një bisedë që zgjati vetëm 2 minuta. Nuk kishte mbetur shumë për të diskutuar. Kështu që u ngrita, i thashë se ky problem duhet të zgjidhet dhe unë u largova.

Ne morëm gjërat tona dhe shkuam në shtëpi për të festuar Krishtlindjet më pas”, përfundon Tuchel, i cili po bën mirë me Chelsea, përpos humbjes së kësaj fundjave 2-5 kundër WBA. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!