PSG e mbylli vitin 2020 me fitoren 4-0 ndaj Strasbourg. Kampionët në fuqi morën 3 pikët e radhës në Ligue 1 dhe e mbyllën vitin në vend të tretë. Gara për titullin në kampionatin francez është bërë shumë e fortë, teksa kreu ndahet nga Lyon dhe Lille.
PSG është një pikë larg kreut dhe trajneri Thomas Tuchel është i bindur që djemtë e tij do të shpallen kampionë në fund të sezonit. Një urim e ka për vitin 2021 dhe kjo lidhet me ekipin dhe lojtarët. “Njerëzit presin shumë nga ne.
Nuk është kaq e thjeshtë të luash gjithmonë në nivele të larta, sidomos me këtë kalendar të ngjeshur. Pavarësisht vështirësive të hasura, i mbyllëm grupet e Champions League në vend të parë, kështu që bilanci deri tani është pozitiv.
Jemi shumë të lodhur në aspektin mental, por dy ndeshje e fundit i kemi luajtur me zemër dhe kemi luftuar. Uroj që të gjithë lojtarë të kthehen në formë dhe të mos dëmtohen në vitin 2021. Titulli? Në fund do e fitojmë, jam shumë i bindur“, deklaron Tuchel. /abcnews.al