Tuchel ka biseduar me Chelsea për Brojën? Zbulon gjithçka pjesëtari i klubit

schedule18:50 - 13 Janar, 2022

schedule 18:50 - 13 Janar, 2022

Armando Broja është padyshim një nga talentet e të ardhmes, ku paraqitjet e sulmuesit shqiptar e dëshmojnë diçka të tillë.

Broja po shkëlqen në këtë sezon të Premier League teksa realizoi edhe golin e 5 në kampionat. Sulmuesi shqiptar shënoi ndaj Brentford duke treguar edhe njëherë tjetër shpejtësinë e tij dhe saktësinë para portës.

Te skuadra e Southampton është kthyer në një lojtar kryesorë duke ndihmuar skuadrën në marrjen e rezultateve.

Chelsea është skuadra që zotëron kartonin e talentit 20-vjeçarë, ndërsa Southampton e ka Brojën në huazim.

Trajneri i bluve të Londërs, Thomas Tuchel e ka parë nga afër, sulmuesin shqiptarë, ku ky i fundit i aktivizuar në miqësore me Chelsea ka arritur të dërgojë topin në fundin e rrjetës, duke i dërguar Tuchel një sinjal, që ai është një lojtar që premton gola.

Në mungesë të minutave te blutë e Londrës, Broja vendosi të huazohej te Southampton, një lëvizje kjo që rezultoi e suksesshme sepse 20-vjeçari bëri gjithë Premier Leaguen por jo vetëm, të fliste për të.

Por çfarë do të ndodhë me Brojën, cila do të jetë skuadra e tij sezonin e ardhshëm? Kjo është pyetja që ka çdo tifoz.

Përgjigjjen e kësaj pyetje ka menduar ta japë një pjesëtar i klubit të Chelsea, Simon Philips, ka treguar se çfarë po ndodh pas shpërthimit të shqiptarit.

 “Tuchel ka qenë i impresionuar me Brojën edhe në para sezonin e tij në verë. Tashmë trajneri dhe klubi kanë biseduar dhe duan ta sjellin gjatë verës sërish në skuadër, në varësi të rrethanave”, ka thënë Philips.

Mesa duket te Chelsea janë bërë “pishman”, dhe tani duan ta kthejnë Brojën në planet e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Një gjë është e sigurt, e ardhmja e Armando Brojës do të jetë e ndritur. /f.a/abcnews.al