Tekniku i Bayern Munich, Thomas Tuchel ka folur ditën e sotme përpara ndeshjes së parë çerek-finale të UEFA Champions League përballë Manchester City, teksa i ka kërkuar tifozëve të bien “dakord” me zgjedhjet e tij.
Tuchel gjithashtu theksoi se përzgjedhja e 11-tëshes kryesore ndaj “qytetarëve” ishte një vendim i vështirë, vendim që e ka lënë “pa gjumë” tekniku gjerman.
“Kam fjetur mirë, edhe pse jo shumë. Pasi u zgjova, shikova opsionet e ndryshme. Kur je në këtë nivel duhet të marrësh vendime të vështira, është pjesë e punës dhe pres që të gjithë ta pranojnë. Ne fillojmë me njëmbëdhjetë, por nuk do të përfundojmë me të njëjtën njëmbëdhjetëshe”,- është shprehur Tuchel. /i.m /abcnews.al