Festë dhe entuziazëm te Chelsea. Skuadra londineze fitoi 2-0 ndaj Real Madrid, rezultat që solli kualifikimin në finalen e madhe të Champions League (1-1 takimi i parë) kundër Manchester City (29 maj). Thomas Tuchel dhe Mason Mount nuk e fshehën lumturinë e tyre në prononcimin e dhënë për mediat.
Trajneri gjerman vlerëson paraqitjen e djemve të tij, duke theksuar se fitorja dhe kualifikimi ishin të merituara, ndërsa talenti anglez (shënoi golin e dytë), i cili u bë anglezi i dytë më i ri në histori që gjen golin në Champions League, ndalet te rastet e shumta që ai dhe shokët e tij shpërdoruan përballë Courtois.
TUCHEL – “E merituam fitoren. Pjesa e parë ishte e vështirë, pasi Reali qarkulloi topin. Vuajtëm nga një gjë e tillë, por u shfaqëm të rrezikshëm në kundërsulm. Nuk e humbën për asnjë moment urinë dhe dëshirën për të mbrojtur. Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë. Nuk është vendi për kritika, kjo është një arritje fantastike. Komplimente të mëdha për të gjithë lojtarët”.
22 – At 22 years and 15 days Mason Mount is the second-youngest Englishman to score in the semi-finals of the UEFA Champions League, after Wayne Rooney (21y 182d vs Milan). Mount is the first Englishman to score at this stage for Chelsea since Frank Lampard in 2008. Blue. #CHERMA pic.twitter.com/GAeF1cryWA
— OptaJoe (@OptaJoe) May 5, 2021
MOUNT – “E kam të vështirë të gjej fjalët e duhura, sonte zhvilluam një ndeshje madhështore. Ishte e vështirë, e dinim forcën e Realit, por u treguam të shkëlqyer dhe kishim mundësi të shënonim të paktën pesë gola. Rëndësi ka fitorja, por akoma nuk ka mbaruar. Na ka mbetur të fitojmë edhe ndeshjen e fundit”. /abcnews.al