PSG konfirmoi sërish se është skuadra më e mirë në Francë dhe nuk ka rivalët në Ligue 1. Ekipi i Thomas Tuchel mposhti 4-2 në shtëpi Lyon, një ndër rivalët më të fortë. 61 pikë numëron PSG në kampionat, 12 më shumë se Marseille e vendit të dytë.
Di Maria dhe Mbappe shënuan dy herë në pjesën e parë, ndërsa braziliani Marcal i miqve shënoi në portën e tij në fillimin e pjesës së dytë. Gjithsesi, Lyon shënoi dy gola të shpejtë dhe hapi sfidën, por për ta mbyllur përfundimisht atë mendoi Edinson Cavani me golin e shënuar dy minuta pas zbritjes në fushë.
“E kontrolluam ndeshjen, edhe pse nuk e nisëm mirë. Ishim të avashtë në qarkullimin e topit në fillim. Ndoshta menduam që ndeshje u mbyll pa golit të tretë, por u treguam të aftë për të reaguar dhe për të luajtur me përqendrim të madh“, deklaron trajneri i PSG-së.
Gjermani vazhdon edhe më tej, teksa ndalet te situata e Edinson Cavanit dhe Mauro Icardit. Në fund një koment për Borussia Dortmund, rivalin e madh për një vend në çerekfinalet e Champions League.
“Cavani, si gjithë sulmuesit e tjerë, po bën mirë dhe stërvitet gjithmonë në mënyrë ekzemplare. Shënoi një gol të rëndësishëm, për veten dhe për ne. Kemi nevojë për eksperiencën e tij. Icardi? Jam i shqetësuar për të, ashtu siç më ndodh me çdo sulmues që nuk shënon. Duhet të rigjejë besimin e munguar, të punojë fort dhe golat do të vijnë.
Champions League? Është e vërtetë që Dortmund lë shumë hapësira pas, por janë në gjendje për të shënuar 6-7 gola gjatë një ndeshje. Do të jenë dy përballje shumë të vështira dhe të komplikuara“, përfundon trajneri gjerman i kampionëve të Francës. /abcnews.al