Tubimi në Shkodër, protestuesit shfryjnë kundër qeverisë, thyejnë xhamat e selisë së PS-së

schedule11:58 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 11:58 - 12 Dhjetor, 2020

Shkodra ka nisur ditën e katërt të protestave për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie 4 ditë më parë.

Grupi i qytetarëve shkodranë me thirrje dhe pankarta në duar kanë thyer xhamat e selisë së PS-së në kryeqendrën e veriut. Me thirrjet kundër qeverisë, tubimi në Shkodër vijon.

Në tre ditët e para, që pas vrasjes së të riut janë zhvilluar disa tubime në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Elbasan, Durrës, Lezhë dhe shumë qytete të tjera të vendit.

Qytetarët nuk janë mjaftuar vetëm me dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, por kërkojnë edhe “kokën” e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Por kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë: nuk ka shanse./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!