Tërmeti tragjik, hiqen 6 depozita gazit në hotelet e dëmtuara

schedule15:44 - 26 Nëntor, 2019

schedule 15:44 - 26 Nëntor, 2019

Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), duke bashkërenduar aksionin edhe me Shtabin e Emergjencave Civile, kanë ushtruar kontrolle në të gjitha subjektet e dëmtuara gjatë tërmetit në zonën e Durrësit, me qëllim heqjen e depozitave qendrore të gazit në subjektet me impiante qendrore të GLN.

Mësohet se nga ana e grupeve të ISHTI janë hequr 6 depozita të mëdha, konkretisht në subjektet:

1- Vila Verde

2-Hotel Lubjana

3- Hotel Tropikal

4- Karburant Gega “plazh ”

5- Hotel Mia Mar

6- Restorant Reom në Manzë Durrës

Kontrollet po vijojnë edhe në zonat e tjera të prekura nga tërmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!