“Nuk kemi arritur aksidentalisht këtu”. Kështu e nisi fjalën e tij kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në tryezën e punës për Reformën Territoriale. Basha e cilësoi si domosdoshmëri këtë reformë.
Sipas kreut të demokratëve sot qytetarët shqiptarë paguajnë dhe nuk marrin shërbim. Basha u ndal te afera e inceneratorëve duke e cilësuar si produkt të reformës së hartuar në vitin 2014. Kryedemokrati tha se u konceptua si ndarje politike për të marrë pushtet sepse përmes pushtetit vidhen paratë.
“Nuk kemi arritur aksidentalisht këtu. Për fat të keq është një kronikë e paralajmëruar., një dëhstim i paralajmëruar. Sot rëndon mbi shpinat e qytetarëve. Dëgjuat disa nga folësit dhe ndërkohë që po transmetohej, zoti Bejko më tha se njëri prej tyre ishte këshilltar aktual i PS. Shënova një nga fjalitë që tha; paguajmë dhe nuk marrim shërbimin për të cilin paguajmë.
Pse jemi këtu? Nuk jemi aksidentalisht. Shërbimi bëhet më mirë ku është afër qytetarit. Nuk e kemi shpikur ne. Kjo krijon dy lloj marrëdhënies; e para është një liri e plotë për të mbledhur këto taksa.
Në një sallë tjetër po zhvillohet seanca për inceneratorët, djegësit e plehrave. Pastrimi na kaloi nga kompetencë e pushtetit vendor në atë qendror. Pse di të pastrojë më mirë Edi Rama? U hodh poshtë një strategji e miratuar dhe hartuar nga ekspertët më të mirë, për një arsye që të ndërtohej një skenë për tre pseudo-inceneratorë të paguar me taksat e shqipgtarëve që nuk kryejnë asnjë funksion përveç vjedhjes.
Paguajmë tha këshilltari socialist dhe nuk marrim shërbimin. 430 milion euro kanë paguar shqiptarët për shërbime që nuk i marrin. Gjithçka u përqendrua në një dorë të vetme.
Nga çdo shqiptar kudo që ndodhet, a ka një njeri që nuk e kupton: që mungesa e pushtetit vendor dhe centralizimi është bërë për afera si këto. Dhe afera si këto nuk mund të ndodhin nëse funksionon pushteti vendor. 17 akte nuk ka forcë për ti marrë brenda një dite përveç kryeministrit të vendit. Prandaj është vjedhja e shekullit.
U konceptua si ndarje politike për të marrë pushtet sepse përmes pushtetit vidhen këto para. Ri ndarja territoriale e Shqipërisë është një domosdoshmëri urgjente. E duan shqiptarët nga jugu në veri”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al