“Truth Social”, hakerohet pa u aktivizuar ende platforma e Trump

schedule12:30 - 22 Tetor, 2021

schedule 12:30 - 22 Tetor, 2021

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi të mërkurën hapjen e faqes së tij të rrjeteve sociale, të emëruar si “E vërteta Sociale”, pasi u dëbua në janar nga Twitter, Facebook dhe YouTube. Rrjetet sociale e akuzuan atë për nxitje të dhunës para ndjekësve të tij, që nga sulmi në Kapitol më 6 janar.

Por, accounti tij është hakuar, brenda dy orëve pasi Donald Trump njoftoi krijimin e mediumit të rrjeteve sociale, i cili do të publikohet në fillim të vitit 2022.  Drew Harwell, gazetar mbi aspektet teknologjike të «Washington Post», tha se një llogari me emrin «donaldjtrump» në «Truth Social» ishte sulmuar tashmë nga hakerat. Sidoqoftë, mbetet e panjohur nëse llogaria i përket në fakt Trump.

Duke njoftuar krijimin e aplikacionit të mediave sociale, Trump tha se qëllimi i tij është të kundërshtonte kompanitë e mëdha të teknologjisë që e “dëbuan” atë nga mediat sociale./abcnews.al