Pak minuta më parë gazetari i ABC News, Simon Shkreli raportoi se në dalje të qytetit të Koplikut pranë një banese 3-katëshe në ndërtim e sipër, është konstatuar nga një qytetar një trup i pajetë, i cili më pas ka njoftuar policinë.
LEXO EDHE: Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Koplik, dyshimet e para
Policia njofton se viktima dyshohet se është një shtetas sirian, rreth 30-vjeç ndërsa po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, jashtë një banese të braktisur në afërsi të stadiumit Koplik, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune një shtetas rreth 30 vjeç, dyshohet shtetas sirian.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të vdekjes si dhe identifikimin e këtij shtetasi./abcnews.al