Trupi i Kostandinos Kaçifas akoma në morg

schedule11:50 - 30 Tetor, 2018

schedule 11:50 - 30 Tetor, 2018

Trupi i pajetë i Kostandinos Kaçifas ndodhet ende në morgun e Gjirokastrës, edhe pse ekspertiza mjeko-ligjore ka përfunduar. Familjarët kërkojnë përsëritjen e ekspertizës nga një mjek ligjor grek. Por sipas prokurorisë, kjo mund të kryhet privatisht nga familjarët, pasi ta kenë tërhequr trupin e viktimës nga morgu. Për vrasjen e 35 vjeçarit minoritar po interesohet edhe Avokati i Popullit.

Familja  Kaçifa nuk ka tërhequr trupin e të ndjerit nga morgu në Gjirokastër. Gazetari i ABC News Orges Sako, raportoi se ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të viktimës nga pala shqiptare është kryer. Por familja e të ndjerit ka depozituar një kërkesë për kryerjen e një tjetër ekspertize nga ekspertë grekë. Në këto kushte prokuroria lokale është përgjigjur që çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që ekspertiza nga pala shqiptare ka përfunduar. Prokuroria ka bërë të ditur se familja mund ta tërheqë trupin e 35 vjeçarit dhe më pas ka të drejtën e saj të bëjë ekspertizë tjetër në shtetin grek. Në familjen e të ndjerit shkuan dhe përfaqësues të popullit.

Petrit Azemaj, perfaqësues i Avokatit të Popullit: “Qëllimi i ardhjes sonë si instuticion ishte që të kryejmë një hetim të pavarur administrativ, që do të thotë të mbledhim të dhën në lidhje me ngjrjen në veprimet e kryera edhe nga unonjës të policisë dhe pastaj do të konkludojmë.”

Nga ana tjetër, në vendin ku mbeti i vrarë Kostandinos Kaçifa është ngritur një memorial me gurë dhe të afërmit kanë vendosur lule. 35 vjeçari u vra të dielën në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarri me Forcat e Reneas. Këto të fundit mbërriten në fshat me kërkesë të policisë lokale, e cila u përball me breshëri armësh nga 35 vjeçari. Gjatë kohës që u rrethua nga RENEA, Kaçifas nuk pranoi të dorëzohej dhe ka vazhduar të qëllojë me armë drejt uniformave blu./abcnews.al