Trupi i Kostandinos Kaçifas do ti nënshtrohet një ekspertize të dytë në Tiranë. Vendimi u mor pas kërkesës së prindërve. Ngjarja po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Kostandinos Kaçifas mbeti i vrarë të dielën në Bularat pasi qëlloi me armë policinë.
Pas shumë orë qëndrimi në morgun e spitalit të Gjirokastrës trupi i Kostandinos Kaçifas do i nënshtrohet një ekspertize të dytë në Tiranë. Vendimi u mor pas kërkesës së famljarëve për një autopsi më të specializuar. Mësohet se çështja i ka kaluar për hetim Krimeve të Rënda. Në Bularat tek familja e të ndjerit shkuan dhe përqafësues të Avokatit të Popullit.
Petrit Azemaj, perfaqësues i Avokatit të Popullit: “Qëllimi i ardhjes sonë si instuticion ishte që të kryejmë një hetim të pavarur administrativ, që do të thotë të mbledhim të dhën në lidhje me ngjrjen në veprimet e kryera edhe nga unonjës të policisë dhe pastaj do të konkludojmë.”35 vjeçari u vra të dielën në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarri me Forcat e Reneas. Këto të fundit mbërriten në fshat me kërkesë të policisë lokale, e cila u përball me breshëri armësh nga Kaçifa.
Gjatë kohës që u rrethua nga RENEA, Kaçifas nuk pranoi të dorëzohej dhe ka vazhduar të qëllojë me armë drejt uniformave blu./abcnews.al
Përgatiti: Orges Sako, gazetar i ABC News