Trupat e dy të rinjve shoshë me plumba, babai i autorit të dyshuar ndihmoi policinë

schedule18:40 - 8 Tetor, 2020

schedule 18:40 - 8 Tetor, 2020

Babai i Daniel Pepajt, i cili dyshohet si autori i vrasjes ndihmoi policinë për të gjetur trupat e dy të rinjve Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj. Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se Rrok Pepaj ka dalë që ne orën 10:00 të mëngjesit të sotëm për të kërkuar me policinë.

Burime për gazetarin konfirmojnë se dy të rinjtë kishin plumba pothuajse në të gjithë trupin, detaj që tregon se autori është treguar i pamëshirshëm, duke zbrazur karikatorin mbi ta.

Të rinjtë u gjetën të vrarë 5 ditë pasi ishin zhdukur në një zonë të pyllëzuar të Rrencit, në Malësi të Madhe, 3 orë në këmbë nga fshati Vrith. Të rinjtë ishin disa metra larg njëri tjetrit të ekzekutuar me kallashnikov.

Ata u gjetën duke ndjekur rrugën e dyshuar se mund të kenë bërë 3 personat. Një indicie ishte edhe dëshmia e banorëve të fshatit se në këtë zonë kishin dëgjuar  krismat e armëve ditën që janë zhdukur të rinjtë.

LEXO EDHE: “Kanabisin e more ti”! Nga nisja e sherrit mes kushërinjve, te rrahja dhe vrasja (Kronologjia)

Burime për abcnews.al konfirmuan se trupat nuk ishin fshehur apo mbuluar, ndërsa janë qëlluar nga një distancë e afërt me automatik pak metra larg njëri-tjetrit.

Dyshohet se mes tre të rinjve ka pasur fillimisht një sherr për parcelat me kanabis. Autori Daniel Pepaj, dyshohet se pas sherrit u ka kërkuar 2 të rinjve të shkojnë te parcela me kanabis në zonën e pyllëzuar që të sqaroheshin, por aty i ka ekzekutuar, ndërsa më pas dyshohet se është arratisur në Mal të Zi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!