Trump vetëshpallet i pafajshëm: Të pushohet gjykimi për ndërhyrje në zgjedhje

schedule09:21 - 6 Tetor, 2023

schedule 09:21 - 6 Tetor, 2023

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kërkon nga gjykata federale pushimin e çështjes për ndërhyrjen e zgjedhjeve të 2020. Ish kreu i shtëpisë së bardhë pretendon se të gjitha veprimet e tij deri në sulmin e 6 janarit në Kapitol mbrohen nga imuniteti presidencial.

Avokatët e Trump thonë se përpjekjet e tij për të hedhur dyshime mbi zgjedhjet e 2020 bien në kuadër të detyrave të tij si president dhe nuk i nënshtrohen ndjekjes penale.

Mocioni prej 52 faqesh argumenton si posti i Trump në atë kohë si president mbron edhe detyrat në “perimetrin e jashtëm” të rolit si ekzekutiv. Kjo përfshin komunikimet e tij me ligjvënësit, udhëheqësit e shtetit dhe zyrtarët në Departamentin e Drejtësisë.

Në një dosje të re në çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje të enjten, avokatët e tij argumentojnë se deklaratat publike të Trump për garën e 2020 ishin përpjekje për të “siguruar integritetin e zgjedhjeve federale”.

Trump ka kërkuar një shtyrje në çështjen e tij të dokumenteve të klasifikuara.

Ekipi ligjor i ish presidentit  ka kërkuar që ai gjyq, në të cilin ish-presidenti akuzohet për trajtimin e pahijshëm të dosjeve të ndjeshme, të mbahet pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!