Trump: Ushtarët të përdorin armët, nëse emigrantët i afrohen kufirit

schedule17:06 - 24 Nëntor, 2018

schedule 17:06 - 24 Nëntor, 2018

Presidenti amerikan Donald Donald kërcënon sërish karvanin me emigrant i cili nga Amerika Jugore ka mbërritur në qytetin meksikan të Tijuanës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u ka kërkuar atyre që të kthehen menjëherë andej nga ka ardhur ndërsa ushtarëve i ka dhënë urdhër të qëllojnë nëse do të jetë e nevojshme

Nëse do jetë e nevojshme do të përdorin forcën vdekjeprurëse. Kam dhënë miratimin tim për këtë. Është kjo deklarata e Donald Trump duke iu referuar karvanit të emigrantëve që tashmë kanë mbërritur në kufi me shtetet e bashkuara të amerikës. Trump shtoi se shpresonte që ushtarët të mos jenë të detyruar të qëllojnë. Por në se do të jetë e domosdoshme nuk mbetet zgjidhje tjetër. Presidenti amerikan thkesoi se në mesin e emigarntëve janë të paktën 500 kriminelë dhe njerëz të këqinj.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi se do të mbyllë të gjithë kufirin me meksikën, në një kohë që është ende në përpjekje për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për financimit e murit me Meksikën. Aktualisht administrata amerikane ka dërguar në kufi rreth 6 mijë ushtarë.

Ndërkohë në anën tjetër të kufirit, edhe autoritetet meksikane kërkojnë të bllokojnë avancimin e emigranmtëve. Por përpjekjet nuk janë të mjaftushme duke konsideruar se janë ndaluar vetëm 200 persona nga katër mijë që kanë mbërritur deri tani në Tijuana. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!