Trump urdhëron dislokimin e marinsave dhe trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Los Angeles

schedule09:15 - 10 Qershor, 2025

schedule 09:15 - 10 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar dërgimin e 700 marinsave amerikanë dhe 2.000 trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Los Angeles, duke u zotuar se ata që protestojnë kundër arrestimit të imigrantëve do të “goditen më fort” se kurrë më parë.

Dërgimi i mijëra trupave dhe qindra marinsave të martën po ndodh në ditën e katërt të protestave të mëdhave në rrugët e Los Anxhelosit, të nxitura nga arrestimi i dhjetëra imigrantëve në një qytet me një popullsi të madhe të lindur jashtë vendit dhe me prejardhje latine.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e kritikoi ashpër këtë vendimin e Trumpit, duke e quajtur atë të pamatur, si dhe “mungesë respekti ndaj trupave tona”.

“Kjo nuk ka të bëjë me sigurinë publike,” shkroi Newsom në X. “Ka të bëjë me ushqimin e egos së rrezikshme të një presidenti”.

Dislokimi ndodhi pas protestave të së dielës, kur demonstruesit dolën në rrugë në qendër të Los Angeles, duke djegur vetura dhe plaçkitur dyqane. Forcat e rendit u detyruan të përdorin gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve.

Ndërkohë, protestat e së hënës ishin kryesisht paqësore, pas trazirave gjatë fundjavës që pasuan arrestimin e dhjetëra personave që autoritetet i përshkruan si imigrantë të paligjshëm dhe anëtarë bandash.

Në qytetin Santa Ana, rreth 50 kilometra në jugperëndim të Los Angeles, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës ndaj protestuesve që brohorisnin kundër Agjencisë për Imigracion dhe Dogana (ICE) mbrëmjen e së hënës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!