Deklarata e Presidentit amerikan Donald Trump për raportet mes Kosovës dhe Serbisë ka trazuar ujërat në Prishtinë.
Pas dy minutave e gjysme qe ju desh deputeteve të Kosovës ta mbyllin edhe këtë tentative për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare në Kosove i bëjnë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të reflektojë dhe të sillen me përgjegjësi përballë çdo thirrje apo ndryshimi gjeopolitik, duke theksuar se “bota po ndryshon çdo ditë”.
“Nëse në një moment, Kosova pranon një kërkesë të shpejtë nga SHBA-ja për të pasur një qasje më proaktive në raport me një marrëveshje potenciale mes Kosovës dhe Serbisë dhe “nëse ne nuk i kemi institucionet e konsoliduara, kjo gjithsesi që i dëmton institucionet e Kosovës”, tha deputeti i PDK Memli Krasniqi.
Ndërsa sipas Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, presidenti amerikan do të ketë një rol kritik sa i përket procesit të paqes dhe përmbylljes së shtet ndërtimit të Kosovës, duke bërë thirrje që Kosova të bëhet gati për këtë.
“Paralajmërimi më i madh është rikthimi tek ai që ai e quan dëmtim të procesit të paqes. E konfirmon qëndrimin e LDK që Marrëveshja e Ohrit ka qenë e dëmshme. Ne besojmë që mes BE-së dhe administratës Trump do të ketë një koordinim sa i përket këtyre zhvillimeve, por mbi të gjitha roli i tij është i veçantë, pesha specifike e qëndrimit amerikan dhe roli i presidentit Trump në procesin e paqes dhe në përmbylljen e shtet ndërtimit në Kosovë do të jetë kritik. Kështu që duhet të bëhemi gati”, tha deputeti LDK, Lutfi Haziri.
Për Vetëvendosjen, deklarata e Trumpit po “keqpërdoret nga forcat brenda për çështje politike”.
Trump shkroi të dielën në Truth Social se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia ishin “duke shkuar drejt një përplasje të ashpër” dhe ishte gati shpërthimi i një lufte, por shtoi se ai e ndaloi atë, duke e akuzuar pasardhësin e tij, ish-presidentin Joe Biden, se e “ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta, por unë do ta rregulloj, sërish”.
Në tërësinë e zhvillimeve ndërkombëtare Kosova duhet të dëshmojë se është serioze për të përballuar trajtimin e çështjeve të mëdha që mund të ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen e vendit.
/abcnews.al/