Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Të shtënat me armë ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në Washington, akt terrori

schedule08:30 - 27 Nëntor, 2025

schedule 08:30 - 27 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dënoi të mërkurën vrasjen e dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në Washington, duke e quajtur atë “një akt terrori”.

“Ky sulm i neveritshëm ishte një akt i së keqes, akt urrejtjeje dhe akt terrori. Ishte krim kundër të gjithë kombit tonë. Ishte krim kundër njerëzimit”, tha Trump në një videomesazh në shtetin e Floridës.

Komentet e tij erdhën pasi dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan pranë Shtëpisë së Bardhë, në kryeqytetin e vendit.

Trump tha se i dyshuari për të shtënat hyri në SHBA nga Afganistani në vitin 2021.

“Mund të raportoj se bazuar në informacionin më të mirë të disponueshëm, Departamenti i Sigurisë Kombëtare është i bindur se i dyshuari në paraburgim është një i huaj që hyri në vendin tonë nga Afganistani, një ferr në tokë. Ai u soll me aeroplan nga administrata e Biden në shtator 2021”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!