Pak orë pas kthimit te Donald Trump ne Shtepine e Bardhe, qytetarët kosovar kanë dhënë qëndrimet e tyre se cili do të jetë roli i tij per vendin. Sipas tyre, Trumpi do të jetë më konkret, e më i prerë sidomos në dialogun Kosovë-Serbi.
“Mendoj që Trump ka me qenë më konkret, jo me i ngadalësua punët dhe realisht dialogu jonë duke e ditur me kë ka punë duhet me qenë i tillë, që me shkua punët më të prera, më serioze e jo të ngadalësuara se me dekada vetëm u bënë por me shekuj me fillua me prit Serbinë, ajo e merr edhe Prishtinën. Duhet me ardh një njeri i tillë që me i krijua punët më shpejtë…Po më duket se nuk jemi serioz ndaj aleatit shekullor që e kemi si shqiptarë, për atë dhe kemi qenë ku kemi qenë pa aletë se nuk kemi pasur aleatë të fuqishëm kurrë e duhet të jemi shumë sy hapur, duhet të jemi mirënjohës, të drejtë ndaj tyre për çdo gjë, jo me bo shaka me ata. Ne jemi 1 milion e gjysmë nuk kemi fuqi, nuk jemi kurrkund, jemi shtet i sapo formuar, andaj duhet të jemi shumë serioz.”, tha Hysen Fazliu.
Edhe qytetari Blendion Rizahu ka vetëm një kërkesë nga presidenti Trump. Ai pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Jemi duke e pritur vetëm Hashim Thaçin e Kadri Veselin me e lëshu nga ana e Trumpit, tjetër gjë prej tij nuk presim asgjë. Tjerat gjëra i bëjmë vet.”, u shpreh Blendion Rizahu.
Ndersa nje tjeter qytetar thekson rendesine e te paturit te SHBA-ve aleate te ngushte.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kushdo që ka qenë president kanë pasur një rol krucial dhe shumë të rëndësishëm për Kosovën. Po shpresojmë shumë që do vazhdojnë ta mbajnë atë rol që do të jetë një prej aleatëve më të afërm dhe më të ngushtë dhe më të nevojitur për shoqërinë tone.
Presidenti Trump është betuar si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara, ndersa mungesa e zyrtarëve të lartë institucionalë të Kosovës në inaugurimin e presidentit të zgjedhur është konsideruar shqetësuese nga analistët politikë.
Sipas tyre, kjo tregon për “raportet e dëmtuara të qeverise me SHBA-të./abcnews.al


