Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se vendimi i tij për të ndaluar emigracionin në SHBA do të zgjasë 60 ditë dhe do të jetë vetëm për ata shtetas të huaj që kërkojnë qëndrim të përhershëm në SHBA.
Masa ka për qëllim të kufizojë konkurrencën për vendet e punës në një ekonomi të goditur rëndë nga COVID-19.
Përmes një postimi në “Twitter” një ditë pas njoftimit të vendimit, Trump tha se “masa do të mbronte punët e amerikanëve gjatë krizës së koronavirusit”. Vendimi nuk do të ndikonte në vizat e përkohshme për punëtorët.
Në një konferencë për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se urdhri për ekzekutimin e vendimit ka të ngjarë të nënshkruhet gjatë ditës së sotme.
Ndalimi mund të zgjatet “shumë më tepër” në varësi të mënyrës se si do të procedojë ekonomia, tha Trump.