Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump shtyn ultimatumin ndaj Iranit: Bisedimet po shkojnë shumë mirë

schedule23:07 - 26 Mars, 2026

schedule 23:07 - 26 Mars, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se po e shtynte ultimatumin e tij për sulme të mundshme amerikane kundër termocentraleve iraniane deri më 6 prill, duke pohuar se diskutimet me Teheranin po shkonin “shumë mirë”.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se cilat kushte duheshin përmbushur deri atëherë.

“Me kërkesë të qeverisë iraniane”, njoftoi presidenti amerikan në rrjetin e tij Truth Social, “po pezulloj shkatërrimin e termocentraleve për 10 ditë deri të hënën, 6 prill, në orën 20:00”.



Të shtunën, udhëheqësi republikan fillimisht i dha Iranit 48 orë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, në rast se kjo nuk do të ndodhte, termocentralet e vendit do të ishin në shënjestër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!