Trump: Shpërndarja e vaksinave nis 24 orë pas miratimit

schedule09:20 - 19 Shtator, 2020

schedule 09:20 - 19 Shtator, 2020

Trump gjatë një konference për shtyp ka informuar mbi garën për një vaksinë të mundshme  kundër Covid-19. Presidenti tha se SHBA-ja do të fillojë shpërndarjen e vaksinave brenda 24 orëve, sapo të miratohet një vaksinë.

“Shpërndarja do të fillojë brenda 24 orëve pas njoftimit,” tha Trump. “Vaksinat do të shpërndahen përmes ushtrisë sonë të madhe.”

Të Mërkurën, qeveria federale publikoi ​​planet e saj të shpërndarjes, duke detajuar se si vaksinat Covid-19 do të shpërndahen në vendet e administratës brenda 24 orëve nga një autorizim i  FDA-së. Qëllimi është që vaksinat të jenë falas për të gjithë./abcnews.al