Trump shpërblen “besnikun” e tij/ Drejtori i “Truth Social” emërohet këshilltar i inteligjencës

schedule19:30 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 19:30 - 15 Dhjetor, 2024

Presidenti i zgjedhur i shteteve të bashkuara, Donald Trump ka emëruar CEO-n e Truth Social si kreun e grupit të tij këshillues për çështjet e inteligjencës dhe spiunazhit.

Nunes ka qenë një besnik i vendosur i Trump dhe shërben si drejtuesi i platformës së mediave sociale të presidentit.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se do të emëroj CEO-n e Truth Social Devin Nunes si Kryetar të Bordit Këshillimor të Inteligjencës së Presidentit, i cili përbëhet nga qytetarë të dalluar nga jashtë Qeverisë Federale,” shkroi Trump në Truth Social.

Presidenti i zgjedhur bëri me dije se Nunes do të vijë të mbajë postin e tij aktual dhe do të bazohet në përvojën e tij si ish-kryetar i Komitetit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe rolin e tij kyç në ekspozimin e komploteve të Rusisë dhe vendeve të tjera.

Nunes përfaqësoi Kaliforninë në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 2003 deri në vitin 2022. Ai ishte kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve nga 2015 deri në 2019.

Ai dha dorëheqjen nga Kongresi më 1 janar 2022, për të udhëhequr Truth Social.

Bordi Këshillimor i Presidentit për Inteligjencën, i krijuar në vitin 1956, e ndihmon presidentin duke ofruar analiza të pavarura mbi efektivitetin e komunitetit të inteligjencës dhe aftësinë e agjencive amerikane për të përmbushur nevojat e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!