Numri i të vdekurve nga dhuna me rebelët në rajonin e Catatumbo në Kolumbi është dyfishuar në 60, pasi dhuna mes Ushtrisë Nacional Çlirimtare (ELN) dhe ish-grupeve të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) ka eskaluar.
Ky rajon është shumë i rëndësishëm për trafikun e drogës, duke qenë afër kufirit me Venezuelën dhe është një pikë kyçe për eksportimin e kokainës. Konflikti ka shkaktuar gjithashtu rrëmbimin e 32 personave dhe zhvendosjen e mijëra të tjerëve.
Qeveria e Kolumbisë ka vazhduar bisedimet për paqe me grupet guerrilase dhe bandat kriminale që veprojnë në vend, në një përpjekje për të përfunduar dhunën që ka zgjatur për dekada. Zyra e Avokatit të Popullit ka njoftuar gjithashtu se liderët socialë dhe familjet e tyre janë të rrezikuar për shkak të kundërshtimit të ELN-së. Ajo ka kërkuar nga ky grup dhe nga grupet e tjera të armatosura që të lejojnë kalimin e ndihmës humanitare dhe të ndalojnë sulmet ndaj popullatës civile.
/ abcnews.al