Trump: SHBA, së shpejti do të ketë gati vaksinën kundër Covid-19

schedule09:10 - 3 Korrik, 2020

schedule 09:10 - 3 Korrik, 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu optimizmin e tij se SHBA-ja do të ketë  së shpejti  një vaksinë kundër koronavirusit, duke thënë se tre kandidatë të vaksinave kishin treguar rezultate pozitive.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur numri i të infektuarve me koronavirus brenda një dite në SHBA ka kaluar mbi 50,000 për herë të parë. Kjo duket se ka ndryshuar edhe qëndrimin e presidentit Trump, në lidhje me maskat mbrojtëse.

Trump është kritikuar për mos mbajtjen e maskës, por, me rritjen e numrit të rasteve në ditët e fundit, ai tha: “Nëse do të jetë e nevojshme, unë do të vendos maskë”.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave me koronavirus: mbi 2.7 milionë, përkatësisht mbi 128,000. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë infektuar mbi 10.7 milionë njerëz.

Javën e kaluar, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se nuk ka garanci n֝ëse shkencëtarët do të mund të zbulojnë një vaksinë efektive kundër Covid-19./abcnews.al