“Mashtrim i madh”, Trump: Gjykata Supreme të ndalojë numërimin e votave me postë

schedule08:59 - 4 Nëntor, 2020

schedule 08:59 - 4 Nëntor, 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se ai dhe ekipi i tij po përgatiteshin për të festuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

“Rezultatet  kanë qenë fenomenale”, deklaroi ai në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë nga ana tjetër, ai tha se “një grup njerëzish mjaft të trishtuar po përpiqen t’u heqin të drejtën e votimit një grupi tjetër dhe ne nuk do të pranojmë këtë.”

Presidenti përmendi një numër shtetesh ku ai tha se kishte fituar, por ku organizatat mediatike nuk kanë shpallur ende një fitues.

“Ky është mashtrim ndaj publikut amerikan, është një turp për vendin tonë,” tha  Trump.

“Ne po përgatiteshim t’i fitonim këto zgjedhje, sinqerisht ne i fituam këto zgjedhje. Prandaj synimi ynë tani është të sigurojmë integritetin për të mirën e këtij vendi. Ky është një moment i madh, është një mashtrim i madh ndaj vendit tonë. Ne duam që ligji të përdoret në mënyrën e duhur. Prandaj do t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë.”

Ndonëse nuk ka ofruar të dhëna, ai ka thënë se zgjedhjet amerikane janë duke u manipuluar. Ai ka pretenduar po ashtu se republikanët janë duke fituar edhe në shtetin e Pensilvanisë.

Pak më parë është konfirmuar fitorja e presidentit amerikan në Florida dhe Teksas, shtete të rëndësishme për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve./abcnews.al