Trump po largohet, fillon procesi i kalimit të pushtetit te Biden, zbulohet e-emaili

schedule23:34 - 25 Nëntor, 2020

schedule 23:34 - 25 Nëntor, 2020

Donald Trump nuk kishte rrugë tjetër. Departamenti i Shtetit ka filluar transferimin e pushtetit te ekipi i Presidentit të ri të zgjedhur në 3 nëntor, Joe Biden.

Një grup brenda shërbimit kishte për detyrë të mbështeste dorëzimin e pushtetit në qeverinë e ardhshme të Biden, sipas një emaili të brendshëm që zbuloi “Reuters”.

Udhëzimet, erdhën pasi Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, organi federal që mbikëqyr kalimin e qetë të pushtetit nga një qeveri në tjetrën, informoi Biden të hënën për fillimin e procesit.

Pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, përfaqësuesit e ekipit të tranzicionit të Presidentit Biden erdhën në Departamentin e Shtetit për të mbështetur përgatitjet për tranzicionin” thuhet në e-mail.

Një ekip “i mandatuar posaçërisht” do të mbështesë stafin e tranzicionit të Biden për t’u siguruar që të marrë informacionin e nevojshëm dhe mbështetjen logjistike” thuhet më tej në e-maili.

Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo, në një intervistë me Fox News dje, gjithashtu konfirmoi se transferimi i pushtetit te Departamenti i Shtetit ka filluar. “Sot kemi filluar procesin për të parë vendimin e “GSA”-së dhe do të bëjmë gjithçka që parashikon ligji. Ne do ta kryejmë” nënvizoi ai.

Pompeo u kritikua dy javë më parë në një konferencë shtypi kur tha se do të kishte një tranzicion të qetë në një “administratë të dytë Trump” pavarësisht se Biden fitoi zgjedhjet.

Ai më pas premtoi një “tranzicion të butë” për këdo në Shtëpinë e Bardhë./ db/Abcnews.al