Presidenti Donald Trump përmes një deklarate për mediat është shprehur se tashmë për shkak të përhapjes së Koronavirusit në botë, amerikanët mund ti shpenzojnë paratë e tyre ne vend dhe jo në vendet e tjera.
Trump në një konferencë ku pyetej për pasojat ekonomike nga epidemia e koronavirusit, ai theksoi se sapo ishin publikuar të dhënat për punësimin dhe se ishin të besueshme.
Më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se shumë amerikanë qëndronin në vend dhe zgjidhnin rezorte të jashtëzakonshme, duke shmangur udhëtimet jashtë. Dhe kjo sipas tij është një nga arsyet që shifrat për punësimet jamë kaq pozitive, pasi ka pasur shumë udhëtime brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për sa i përket punës së administratës së tij për të shmangur rreziqet e recesionit ekonomik, Tramp tha se po bëhet cdo gjë e mundur./abcnews.al