Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin që të nisë negociatat me SHBA për një marrëveshje, para se të jetë vonë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump shprehet se negociatorët iranianë janë të ndryshëm dhe të çuditshëm.
Sipas tij, ata po luten për të bërë një marrëveshje. Presidenti shtoi se iranianët duhet të bëhen seriozë sa më shpejt.
“Negociatorët iranianë janë shumë të ndryshëm dhe “të çuditshëm”. Ata po na “luten” të bëjmë një marrëveshje, gjë që duhet ta bëjnë meqenëse janë zhdukur ushtarakisht, me zero shanse për një rikthim, megjithatë ata deklarojnë publikisht se po “shqyrtojnë vetëm propozimin tonë”. Gabime!!! Më mirë të bëhen seriozë sa më shpejt, para se të jetë tepër vonë, sepse sapo të ndodhë kjo, nuk ka kthim, dhe nuk do të jetë mirë!”, shkruan Trump në Truth Social./abcnews.al



