Trump nuk ndryshon qëndrim: Aneksimi i Groenlandës do të ndodhë

schedule19:05 - 13 Mars, 2025

schedule 19:05 - 13 Mars, 2025

Donald Trump nuk heq dorë nga ideja e tij për Groenlandën. Gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, presidenti i SHBA u pyet për idenë e tij për të aneksuar Groenlandën.

Në përgjigjen e tij, ai ka ritheksuar se “aneksimi i Groenlandës do të ndodhë”.

Ai tha se SHBA tashmë ka një prani ushtarake në Groenland, ndërsa: “Ndoshta do të shihni gjithnjë e më shumë ushtarë që shkojnë atje.”

Nga ana tjetër në reagim e saj Danimarka është shprehur qartë se “Groenlanda nuk është në shitje”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!