Trump: Nuk jam kundër Malit të Zi apo Shqipërisë në NATO

schedule15:51 - 18 Korrik, 2018

schedule 15:51 - 18 Korrik, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, konsideron popullin e Ballkanit të aftë për të nisur një luftë të tretë botërore. Në një intervistë, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se njerëzit në Mal të Zi janë shumë agresivë dhe të fuqishëm.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë për Fox News flet lidhur me funksionimin dhe shpenzimet që bëhën në NATO. Ai është pyetur rreth Artikullit 5 të NATO-s, në të cilin thuhet se sulmi ndaj një anëtari të aleancës, është sulm edhe ndaj gjithë anëtarëve të tjerë.

Ndërsa gazetari Tucker Carlson e pyet: “pse duhet që djali im të shkojë në Mal të Zi dhe ta mbrojë atë nga sulmet? Kreu i Shtëpisë së Bardhë u përgjigj: “Unë e kuptoj çfarë po thoni, të njëjtën pyetje kam bërë dhe unë. Mali i Zi është një vend shumë i vogël me njerëz shumë të fortë. Unë nuk jam kundër Malit të Zi… apo Shqipërisë!”.

Trump më pas vijon: “Meqë po flasim për këtë, ata janë njerëz shumë të fortë dhe shumë agresivë. Ata mund të bëhen agresivë, dhe  urime, sapo jeni futur në Luftën e Tretë Botërore!”.  Në samitin e NATO-s, të mbajtur javën e kaluar, presidenti amerikan u ka bërë thirrje vendeve anëtarë të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen.

Mali i Zi është bërë anëtari i 29-të i NATO-s në Qershor të vitit 2017, duke bërë një kthim historik drejt aleancës transatlantike në mesin e kundërshtimeve nga Rusia. Moska është përpjekur vazhdimisht të ndalojë zgjerimin e NATO-s dhe ka kritikuar ashpër Podgoricën për anëtarësimin në aleancë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!