Trump nominohet sërish “nga Evropa” për Nobelin e Paqes

schedule16:02 - 11 Tetor, 2020

schedule 16:02 - 11 Tetor, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump është nominuar sërish për çmimin Nobel për Paqen. Një anëtare finlandez i Parlamentit Evropian bëri thirrje që presidenti amerikan ta ketë këtë nder.

Laura Huhtasaari, anëtare e partisë së djathtë finlandeze, i shkroi Komitetit të Nobelit për të nominuar Trump-in për çmimin që do të ndahet në vitin 2021 “në njohje të përpjekjeve të tij për t’i dhënë fund epokës së luftërave të pafundme, për të ndërtuar paqen, duke inkurajuar palët në konflikt për dialog dhe negociata, si dhe për të mbështetur kohezionin e brendshëm dhe stabilitetin e vendit të tij. ”

Huhtasaari shprehet se Trump është në përfundim të një mandati presidencial pa përfshirë Shtetet e Bashkuara në një konflikt të ri të huaj, ndërsa tërheq trupat nga Iraku dhe Afganistani.

Ajo gjithashtu citoi Marrëveshjet e Abrahamit, marrëveshjet e paqes mes dy kombeve të Gjirit Arab dhe Izraelit. Për më tepër, eurodeputetja tha se Trump ka “ruajtur kohezionin kombëtar dhe siguruar ligjin dhe rendin” në vend.

Kjo letër është e radhës nga një numër kërkesash në rritje nga Evropa dhe gjetkë që Trump të marrë vitin tjetër Nobelin për Paqen. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!