Trump njeh sovranitetin Izraelit mbi Lartësitë Golan

schedule16:59 - 26 Mars, 2019

schedule16:59 - 26 Mars, 2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohën zyrtarisht Sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan. Dekreti i firmosur nga presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar shumë reagime në skenën ndërkombëtare.

Donald Trump njohu zyrtarisht sovranitetin izraelit në lartësitë e Golan. Një firmë, ajo e presidentit amerikan që vlen shumë pikë elektorale për Kryeministrin Izraelit Netaniau, i cili është në kërkim të mandatit të radhës.

Vendimi vjen pak kohë pas transferimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem dhe tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja për programin bërthamor me Iranin.

Kryeministri Izraelit Netaniau u shpreh se, në historinë e gjatë hebreje ka pasur shumë deklarata të liderëve jo hebrenj, në emër të popullit dhe tokave izraelite, duke cituar ndër emrat e tjerë dhe atë të kreut të shtëpisë së bardhë.

Pushtimi i lartësive të Golan në vitin 1967 dhe më pas aneksimi në vitin 1981 nuk është pranuar asnjëherë nga komuniteti ndërkombëtar.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, e denoncoi këtë vendim si një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare. I ashpër ka qenë dhe reagimi i Turqisë, sipas të cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës po sillen sikur të mos ekzistonte e drejta ndërkombëtare.

Statusi i Golan nuk ka ndryshuar, deklaroi zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gutierres./abcnews.al