Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump pezullon sërish tarifat/ Shtyhen me 4 javë për Kanadanë dhe Meksikën

schedule18:23 - 6 Mars, 2025

schedule 18:23 - 6 Mars, 2025

Tarifat ndaj Meksikës dhe Kanadasë janë shtyrë sërish për 4 javë.

Presidenti amerikan Donald Trump tha në zyrën ovale se ai nuk ka hequr dorë nga plani për t’i vendosur tarifat dhe ato do të fillojnë nga dy prilli.

Nga tarifat përjashtohen mallrat që përfshihen në marrëveshjen që SHBA arriti me Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara gjatë mandatit të parë të Trump.

Importet nga Kanadaja që shmangin tarifat edhe për pak kohë janë kryesisht automjete.

Por potasi që fermerët amerikanë importojnë nga Kanadaja do të tarifohet me 10%, të njëjtën normë me të cilën Trump dëshiron të tarifojë produktet kanadeze të energjisë.

Trump përsëriti qëndrimin e tij Kanadaja është treguar e padrejtë me taksat që ka vendosur ndaj Shteteve të Bashkuara dhe tha se vendi i tij nuk ka nevojë për produkte nga fqinjët veriorë.

Trump konfirmoi edhe se tarifat e çelikut dhe aluminit do të vazhdojnë javën e ardhshme dhe paralajmëroi prodhuesit e automjeteve që të mos kërkojnë një ulje tjetër muajin që vjen.

Trump vendosi tarifat pasi shpalli një emergjencë kombëtare për shkak të vdekjeve nga mbidozat e fentanilit, që sipas tij hynë në sasi të mëdha nga Meksika dhe Kanadaja. Trump ka vendosur gjithashtu tarifa prej 20% për të gjitha importet nga Kina.

Teksa firmoste urdhrat në zyrën ovale Trump foli edhe për disa nga temat që kanë hapur debat që prej marrjes së detyrës nga ana e tij.

Ai përsëriti se nuk do të ofrojë mbrojtje për asnjë vend të NATO-s që nuk shpenzon. Presidenti amerikan konfirmoi bisedimet me Hamasin për lirimin e pengjeve dhe tha se do të zgjasë afatin për mbylljen e TikTok nëse një marrëveshje nuk arrihet në kohë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!