Trump ndryshon ‘mendje’: Nuk dua ndryshim të regjimit në Iran

schedule15:26 - 24 Qershor, 2025

schedule 15:26 - 24 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk është duke kërkuar ndryshim të regjimit në Iran.

Trump e ka bërë deklaratën dy ditë pasi e kishte hedhur idenë për një ndryshim të mundshëm

“Nuk e dua këtë. Do të doja të shihja që gjithçka po qetësohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, u ka thënë Trumpi gazetarëve në Air Force One, teksa po udhëtonte për në Hagë, për të marrë pjesë në samitin e radhës të aleancës, raporton AP.

“Ndryshimi i regjimit kërkon kaos dhe idealisht, nuk duam të shohim kaq shumë kaos”, është shprehur Trump.

Gjatë fundjavës, Trumpi ka shkruar në llogarinë e tij në mediat sociale se “nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse të mos ketë një ndryshim të regjimit???”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!