Tetë persona janë shpallur të vdekur deri më tani dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije me gjithsej 267 pasagjerë u përmbys në brigjet e Qipros veriore të dielën, njoftuan autoritetet
Autoritetet lokale thanë se anija ishte nisur nga porti i Kyrenias, në bregdetin verior të Qipros, me 267 pasagjerë.
Mediat lokale dhe shtypi turk raportuan se anija ishte 4 milje detare larg Kyrenias kur u përmbys.
Autoritetet thanë se kapiteni dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit janë arrestuar. Ndërkohë, operacionet e kërkimit vazhdojnë.

